Për të tretin vit radhazi, restoranti shqiptar Çka Ka Qëllu është përfshirë në listën prestigjioze të The New York Times me 100 Restorantet më të Mira në Nju Jork për vitin 2025.
I themeluar nga sipërmarrësi nga Kosova, Ramiz Kukaj, ky restorant me lokacione në Bronx, Manhattan dhe Stamford është kthyer në simbol të trashëgimisë shqiptare dhe një pikë referimi në skenën kulinare të qytetit. Me mure të dekoruara me artefakte tradicionale dhe një atmosferë që të ngjall mall për vendlindjen, Çka Ka Qëllu është më shumë se një restorant—është një muze i gjallë i shijes shqiptare.
Në shpalljen e 2 qershorit, New York Times e vlerësoi për mishrat e pjekur, salcat me kos dhe dashurinë për traditën. “Puna, përkushtimi dhe dashuria për kulturën tonë e bënë sërish të vetën,” shkroi Kukaj në Instagram.
Ramiz Kukaj, i ardhur si refugjat nga Peja në vitet ’90, e hapi restorantin në vitin 2017 në Bronx. Emri “Çka Ka Qëllu” përfaqëson mikpritjen shqiptare dhe shpirtin e qëndresës. Sot, restoranti është pjesë e Guidës MICHELIN, ka fituar çmime për ruajtjen e trashëgimisë dhe është frekuentuar nga yje si Dua Lipa dhe Action Bronson.
Me vlerësim 4.8 yje në OpenTable dhe mijëra fansa në rrjete sociale, Çka Ka Qëllu dëshmon se shija e vërtetë shqiptare ka vend të merituar në zemrën e qytetit më të madh në botë.








Kumburgaz su kaçak tespiti Balkondaki su sızıntısının kaynağını termal kamerayla buldular. Fayansları kırmadan tamir ettiler. Emine J. https://divinedirectory.com/author/kacak/